Juventusi ka zhbllokuar sfidën ndaj Sassuolo me një supergol nga
Danilo nga distanca.
Skuadra e Pirlos, që në pjesën e parë ka qenë e pafat me dy dëmtimet e Dybala dhe McKennie, po luan me një futbollist më shumë pasi Obiang doli me të kuq pas ndërhyjes me taka ngritur ndaj Chiesa.
Shtuar më 10/01/2021,
ora 22:02