Shumë emra sulmuesish kanë qarkulluar në shtëpinë e
Juventus muajt e fundit. Për të filluar me Fernando Llorente e për të vazhduar me Klaas Jan Huntelaar, Edinson Cavani, Luis Suarez, Edin Dzeko e për të përfunduar me Didier Drogba. Por deri tani nuk po rezulton asgjë konkrete.
Por kjo nuk do të thotë se bardhezinjtë nuk janë duke kërkuar një sulmues. Sipas asaj që shkruan portali sportiv
gjerman "4-4-2",
Juventus ka
hedhur sytë nga braziliani i natyralizuar në spanjoll, Rodrigo, aktualisht pjesë e Benfikës.
Talenti i datëlindjes 1991 kërkohet edhe nga Barcelona, Chelsea dhe Liverpool e ka një vlerë prej 10 milionë eurosh. /albeu.com/
Shtuar më 23/10/2012,
ora 10:35