Pasi u ftoh pista që do të sillte në Torino një lojtar si Fredy Guarin, Juventusi kërkon që të ngushëllohet duke ndjekur të tjera strategji për të përforcuar grupin që stërvitet prej
Antonio Cntes. Mediat italiane njoftojnë se "Zonja e Vjetër" nuk ka hequr ende dorë nga
Erik Lamela. Për të sjellë në "Juventus Stadium"
argjentinasin e
Tottenham, bardhezinjtë janë gati të sakrifikojnë Claudio Marchision. Ky i fundit është mbyllur në stol pasi treshja e formuar nga Pogba, Pirlo e Vidal është e padiskutueshme për trajnerin
Antonio Conte. Një fakt i tillë e shtyn "Princin" jashtë Torinos.
Ndërkohë që të njëjtën situatë po përjeton edhe
Erik Lamela te
Tottenham. 21-vjeçari po ngroh stolin në "White Hart Lane", pasi përveç ritmit të lartë të Premier Ligës angleze po e pengon edhe gjuha për t’u integruar më së miri në skuadër. Verën që kaloi "Spurs" blenë
argjentinasin nga Roma për rreth 30 milionë
euro. Në këtë plan "Zonja e Vjetër" thuhet se është gati edhe të paguajë për Lamelan.
Nëse
Tottenham s’pranon shkëmbimin kokë më kokë, atëherë bardhezinjtë janë gati të ofrojnë rreth 20 milionë
euro për
argjentinasin.
Si për ironi të fatit, i riu më parë ishte në radarët e Interit. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2014,
ora 17:54