Juve: Ogbonna, objektivi për mbrojtjen
Kampionët e Italisë, Juventus, duket se ka shënjestruar mbrojtësin e Torinos, Angelo Ogbonnan, për të përforcuar repartin e prapavijës dhe me sa duket është i gatshëm që të shpenzojë 14 milionë euro për transferimin e lojtaritTorinos. Por marrëveshja duket tepër e ndërlikuar për faktin se presidenti i klubit "Granada", Kairo, vështirë se do të pranojë t’ua shesë yllin e ekipit të tij rivalëve bardhezi.

Kësaj i shtohet edhe kërkesa e lart ekonomike që pretendon presidenti i Torinos për lojtarin, pasi shifra e kërkuar nga ai kap kuotën e 20 milionë eurove. Megjithëse bardhezinjtë nuk heqin dorë dhe mësohet se kanë nisur bisedimet me menaxherin e lojtarit për ta bindur italianin të mos lëvizë nga qyteti i Torinos, por në sezonin e ardhshëm të veshë fanellën bardhezi.

Ndërkaq Ogbonna ndiqet prej kohësh dhe nga Milani. /albeu.com/



Shtuar më 22/02/2013, ora 15:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori