Juve pa limite, blen edhe Pjacën
Nuk ka më asnjë dilemë për talentin kroat Marko Pjaca. Gjatë ditës së sotme pritet që të bëhet zyrtarizimi i tij, ndërkohë që të mërkurën do të bëhet edhe prezantimi për mediat.

Mesfushori me tipare sulmuese ka qenë në epiqendër të merkatos, teksa në garë për të ishte edhe Milani. Pjaca zgjodhi Juventusin për shkak të pjesëmarrjes në Champions.

Bardhezinjtë do të derdhin në arkat e Dinamos së Zagrebit 22.5 milionë euro, ndërsa 21­vjeçari i Kroacisë do të firmosë një kontratë 5­vjeçare, me 2 milionë euro në vit./albeu.com/
Shtuar më 19/07/2016, ora 13:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori