Juve, pezullimi i Conte largon Van Persie
Pezullimi i Antonio Conte largon Robin Van Persie nga Juventus. Sipas të përditshmes britanike "Mirror", ngjarjet e fundit të trajnerit juventin me drejtësinë në lidhje me trukimet e ndeshjeve po dëmtojnë operacionin e bardhezinjëve në merkato përsa i përket sulmuesit hollandez të Arsenal.

Agjenti i lojtarit, Kees Vos ka konfirmuar lajmin teksa shkruan në profilin e tij në Twitter: "Nuk vijnë lajme të mira nga trajneri i Juventus. Bëhet e vështirë arritja e akordit me ta".

Të presim e të shohim nëse do të jetë Antonio Conte arsyeja e mosvajtjes së Van Persie në Torino apo është thjesht vazhdimi i stërgjatur i kësaj telenovele të merkatos. /albeu.com/

Shtuar më 02/08/2012, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori