Legjendat e Realit, "manita" legjendave të Juves (FOTO-VIDEO)

Spektakël dhe emocione. Klas dhe solidaritet. Të gjitha këto ndodhën në Unesco Cup, ndeshja mes legjendave të Juventus dhe atyre të Real Madrid. 22 mijë tifozët në "Juventus Stadium" për një përfitim prej 430 mijë eurosh që do ti ndahen nga Unesco fëmijëve në Mali dhe në Afrikën Qëndrore.

Ndeshja përfundoi 5-1 për Real Madrid, por në fushë kishte shumë kampionë si Nedved, Davids, Seedorf, Ferrara, Tacconi, Morientes, Tacchinardi dhe Zidane që një pjesë luajti për bardhezinjtë, një pjesë për "Los Blancos". /albeu.com/


Shtuar më 03/06/2014, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori