Juve rekordesh, 1 humbje në 13 muaj
Gazeta më e sportive italiane "La Gazzetta dello Sport" i dedikon në numrin e saj të sotëm një shkrim Juventusit të Antonio Conte, i cili vijon të thyejë rekordin e tij absolut në Europë. Në 48 ndeshje të drejtuara nga ish futbollisti i saj, Juventus ka fituar 30 prej tyre, ka barazuar 17 dhe ka pësuar vetëm një humbje.

Pas kampionëve në fuqi të Italisë është Barcelona, e cila në 71 ndeshje ka pësuar 5 humbje.

Edhe në Serie A Juventus është rekordmene ku ka arritur 42 fitore nën drejtimin e Antonio Conte, ndërsa pas tyre vijnë kampionët e Gjermanisë, Borussia Dortmund me 31 fitore. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2012, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori