Juve rekordesh, Conte kalon Capellon
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Nëse Juventusi i Fabio Capellos mbahet mend për mirë, por në të njëjtën kohë edhe për një fund të ashpër (rënien në Serinë B si rrjedhojë e "Calciopoli"-t), nga e premtja e 21 dhjetorit 2012 skuadra rekordmene e historisë bardhezi është kjo e drejtuar nga Antonio Conte, e cila i shton vetes një tjetër arritje madhështore.

Në 12 muajt e fundit Juventus ka grumbulluar 94 pikë, një më shumë sesa grupi i frikshëm i Don Fabios në 2005-ën, i cili shpallej kampion i dimrit dhe më pas konfirmohej në krye edhe në fund të sezonit, saktësisht si ekipi i Contes.

Por ndryshimi në letër mes këtyre dy grupeve është shumë i madh, duke kujtuar që 7 vite më parë në fushë zbrisnin yje si Ibrahimoviç, Del Piero, Trezeguet, Nedved, Emerson, Vieira, Cannavaro, Thuram dhe shumë të tjerë, ndërsa sot ata janë Buffon (protagonist edhe me Capellon), Pirlo dhe Vidal.

Nëse mendojmë se në atë periudhë goleadori ishte Trezeguet, sivjet shpresat mbahen te Vidali; mesfushori goleador i bardhezinjve. Në vitin 2005 trupa e Capellos grumbulloi 93 pikë në 36 ndeshje, të ndara në 29 fitore, 6 barazime dhe 4 humbje. Ndërkohë, ekipi i Contes ka grumbulluar 94 pikë me një ndeshje të luajtur më shumë; 28 fitore, 10 barazime dhe 2 humbje.

Por diferencën mes këtyre dy rezultateve nuk e bën ndeshja më shumë që ka luajtur sivjet Juvja e Contes, por fakti i dy humbjeve kundrejt 4 të skuadrës së 2005-s, duke treguar se grupi aktual nuk dorëzohet kurrë, ashtu sikurse tregoi edhe në ndeshjen e fundit kundër Cagliarit.

Por kjo arritje e tillë duhet të përmirësohet edhe më shumë në 2013-ën, siç premton trajneri i Juventusit, Antonio Conte. /albeu.com/
Shtuar më 23/12/2012, ora 14:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Get Adobe Flash player