Juve, "revolucion" para Champions-it
Juventusi ka bërë ndry shime drastike në skuadër, duke ndërhyrë në gjysmën e ekipit, para takimit të javës së tretë të kampionatit ndaj Genoas. Bardhezinjtë kërkojnë me ngulm fitoren ndaj kuqebluve në transfertë, megjithatë ata mendjen e kanë në sfidën e së mërkurës ndaj Chelsea. Një përballje tepër e rëndësishme për “Zonjën e Vjetër”, e cila rikthehet pas disa viteve të luajë në kompeticionin më të rëndësishëm të kontinentit, ndërsa synon që të jetë në formën më të mirë.

Për këtë, 5 lojtarëve titullarë ndaj Genoas do t’u jepet mundësia që të pushojnë. Por, pavarësisht kësaj, te bardhezinjtë ekziston optimizmi se fitorja ndaj ekipit të Di Kanios do të vijë. Megjithëse kjo përballje nuk ka për të qenë aspak e lehtë.

Në sezonin e kaluar kuqeblutë u hapën probleme torinezëve, ndërsa këta të fundit barazuan dy herë, në transfertë dhe në shtëpi. E pikërisht për këtë arsye, përqendrimi është më i madh, si dhe dëshira për fitore gjithashtu. Juvja kërkon të marrë një fitore dhe të kursejë forcat. Për më tepër që, në 22 ditët e ardhshme do të duhet të luajë 7 ndeshje në kampionat dhe Europë. /albeu.com/


Shtuar më 16/09/2012, ora 14:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori