Pas fitores me
Napolin, për Juventusin ka lajme të mira edhe nga infermieria. Bardhezinjtë, për ndeshjen e nesërme në Champions League kundër Nordsjaeland, do të kenë në dispozicion Gigi
Buffon dhe Mirko Vuçiniç. Portieri dhe sulmuesit që nuk rikuperuan për
Napolin, tashmë do të jenë të gatshëm për sfidën europiane, në të cilën trajneri Conte po mendon të bëjë edhe rotacionin.
Në sulm pritet të luajë Vuçiniç dhe Bendtner, ndërkohë që në
mbrojtje Lucio mund të zëvendësojë Bonucci, ndërsa në mesfushë Caseres do t’i zërë vendin Lischteiner, ndërsa Pogba pritet të zëvëndësojë kilenin Vidal, i cili ka harxhuar shumë energji javët e fundit. /albeu.com/.
Shtuar më 22/10/2012,
ora 11:23