Juve-Roma, luhet edhe për rekord
Pëlqej
Juventus dhe Roma garojnë për titullin kampion, por këtë mbrëmje do të luhet edhe për një rekord: dy kryesuesit e Serie A nuk kanë pësuar asnjë gol në tre ndeshjet e para. Asnjë prej klubeve në historinë e Serie A nuk ka mundur që edhe pas javës së katërt të mos ketë pësuar asnjë gol.

Një tjetër statistikë interesante që e ofron "La Gazzetta dello Sport", është se asnjë skuadër që nuk ka humbur tre ndeshjet e para nuk e ka fituar titullin kampion (përveç Juventus 2004/05, por titulli u hoq për shkak të Calciopolit). /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori