Juve rrit ofertën: 25 milionë për Higuain
Juventusi vazhdon të këmbëngulë për të sjellë në Torino sulmuesin Gonzalo Higuain. Argjentinasi nuk është më në planet e Real Madrid për sezonin e ardhshëm dhe ka dëshirë që ta vazhdojë karrierën në Serinë A. Bardhezinjtë janë gati të paguajnë për kartonin e tij plot 25 milionë euro. Fillimisht drejtori sportiv Giuseppe Marotta ofroi 22 milionë, por më pas ai shtoi edhe tre të tjerë, ndërsa synon që pagesën ta bëjë me këste në 4 vjet.

Nga kjo ofertë pritet të joshen edhe "Los Blancos", të cilët kanë nevojë për financa për të bërë blerje të tjera. Por një emër tjetër që torinezët po e mendojnë për ta marrë është edhe mbrojtësi Fabio Coentrao.

"Nëse unë iki nga Reali, derën s’ia mbyll asnjë ekipi. Nëse nuk janë të lumtur me mua, atëherë zgjidhja është që unë të largohem. Nuk më kanë dashur që nga dita e parë që kam mbërritur këtu", tha portugezi. /albeu.com/



Shtuar më 25/05/2013, ora 18:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori