Juve rrit presionin për yllin e Fiorentinës
Sipas "Tuttosport", Juventusi po rrit presionin për Federico Chiesa, duke u përpjekur ta bindë babanë e tij Enrico.

Chiesa është një nga më të kërkuarit në merakto. Për talentin italian interes të fortë ka shfaqur dhe Manchester United.

Megjithatë për të marrë anësorin nga Fiorentina duhet të paktën 70 milion euro.

Por Juventusi duket se i ka gjetur paratë për anësorin teksa në verë do të nxjerrë në shotje Douglas Costa-n që këtë sezon ka qëndruar më shumë i dëmtuar. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2019, ora 13:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori