Juve, sfidë treshe për Radamel Falcao-n
Pëlqej
Orë të nxehta në shtëpinë e Juventusit përsa i përket gjetjes së sulmuesit. Giuseppe Marotta po shikon disa mundësi për ti dhuruar Massimiliano Allegrit një emër të madh në repartin ofensiv. Sipas asaj që shkruan "La Gazzetta dello Sport", ëndrra mbetet Radamel Falcao, për të cilin orët e fundit është hedhur në sulm edhe Arsenal (pas dëmtimit të Giroud) dhe Real Madrid që do të mbulojë shitjen e Angel Di Marias.

"Topçinjtë" ashtu si edhe kampionët e Italisë kërkojnë huazimin e kolumbianit, ndërsa "Los Blancos" kanë ofruar tashmë 60 milionë euro për klubin nga Principata.

Falë diplomacisë së saj ditët e fundit Juventus është favorit përballë Arsenal, por pengesa e vërtetë mbeten kampionët e Europës. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori