Juve, shifra kampionësh
Duke luftuar në çdo mënyrë dhe gjithmonë me gazin në maksimum, Juventusi i Antonio Contes rikthehet në krye të Serisë A. Mbase në raport me Milanin kësaj skuadre i mungon ende një bomber si Ibrahimoviç, i cili i vetëm ka shënuar më shumë sesa i gjithë reparti sulmues i torinezëve, por kujt i intereson.

Disa nga shifrat sezonale të Juves i kalojnë ato të Ibrës, Milanit, por edhe të të gjitha skuadrave më të rëndësishme në Evropë, ndaj edhe shifrat e regjistruara sivjet janë të denja për kryesuesen e kampionatit. /albeu.com/

Shifrat e Juves:

a- 2 muaj kishte Juventusi që ia kishte lëshuar kreun Milanit. Hera e fundit ishte më 5 shkurt, kur ndanin vendin e parë me pikë të barabarta, ndërsa më 11 shkurt kuqezinjtë morën arratinë.

b - 35 ndeshje ka luajtur sivjet Juventusi, duke mos humbur asnjë, 31 në kampionat dhe 4 në Kupën e Italisë (humbi në 90 minuta me Milanin në kupë, por ajo nuk vlen, duke qenë se takimi shkoi në shtesë).

c - 31 ndeshje pa humbje në kampionat, është rekordi më i mirë i 20 viteve të fundit në Itali. Ai i përkiste Roberto Mançinit me Interin e sezonit 2006-2007, vit kur Juventusi luajti në Serinë B.

d - 523 minuta ka portieri Gianluigi Buffon që nuk pëson gol në portën e tij. Ky është rekordi absolut për këtë sezon të Serisë A.

e - 17 gola ka pësuar sivjet Juventusi në kampionat, nga të cilët 9 në shtëpi dhe 8 në transfertë. Me këto shifra, bardhezinjtë janë jo vetëm mbrojtja më e mirë në Itali, por edhe në Evropë.

f - 1 muaj ka Juventusi që nuk pëson gol në transfertë. I fundit është ai i shënuar nga Di Vaio më 7 mars, në Bolonja-Juve, 1-1.

g - 59 gola ka shënuar në këtë sezon Juventusi, të ndarë: 9 nga mbrojtësit, 26 nga mesfushorët dhe 24 nga sulmuesit. Më të mirët në shifra janë Matri me 10, Marchiio 7, Vuçiniç 6 dhe Pepe 5.

h - 4 fitore radhazi ka shënuar Juventusi në muajin e fundit. Pas asaj në Sicili kundër Palermos, torinezët kanë marrë pikë të plota kundër Fiorentinës, Interit dhe Napolit.

i - 42 për qind të ndeshjeve të saj Juventusi i ka fituar në pjesën e dytë, duke treguar se skuadra e Contes nuk lëshon deri në fund. 62.9 për qind (mesatarisht) është në çdo ndeshje zotërimi i topit nga ana e Juves, shifër kjo e përafërt vetëm me Barcelonën e ëndrrave.
Shtuar më 09/04/2012, ora 12:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori