Juve "shkrin" sulmin për 50 milionë euro (FOTO LAJM)

Vuçiniç - Sulmuesi malazez ka qenë një ndër të preferuarit e trajnerit Sir Alex Ferguson te Manchester United. Skocezi nuk e ka më këtë pozicion, pasi ka vendosur të tërhiqet, por ai do të jetë pjesë e "Djajve të Kuq", duke qenë pjesë e këshillit administrativ. Pra, detyra e tij e re do të jetë që të merret me blerjet. Bardhezinjtë, pavarësisht vlerësimit që kanë për Vuçiniç, nuk e konsiderojnë atë të pashitshëm dhe janë gati ta lënë të lirë nëse në arkat e klubit derdhet shifra prej 25 milionë eurosh. Duhet thënë që sulmuesi këtë vit më shumë është kontestuar sesa ka qenë përcaktues në ndeshje dhe shpeshherë ka marrë fishkëllimat e tifozëve.

Juventusi ka në plan që të largojë nga sulmi futbollistët e tepërt, por me synimin që të përfitojë financiarisht nga kjo lëvizje. Qëllimi i kampionëve të Italisë është që të sjellë në Torino gjatë kësaj merkatoje të verës dy ose tre lojtarë, që të mund të bëjnë diferencën në fushë.

Plani i Drejtorit të Përgjithshëm juventin, Giuseppe Marotta, është që të përfitojë rreth 50 milionë euro nga largimet e sulmuesve.

Të parët, që nuk do të kenë më vend në ekip, janë Anelka dhe Bendtner. Për më tepër që ka kërkesa për Vuçiniç, Matri dhe Quagliarella.

Ndërkohë kujtojmë që nga 1 korriku te "Zonja e Vjetër" vjen edhe sulmuesi bask Fernando Llorente. /albeu.com/


Shtuar më 14/05/2013, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori