Juve shumë pranë Destro
Juventus tenton të bëjë të tijin talentin italian të Sienas, Mattia Destro. Agjenti i futbollistit dhe Drejtori Teknik i "Zonjës së Vjetër", Giuseppe Marotta janë takuar në një prej hoteleve të Milanos për të arritur akordin mes palëve.

Futbollisti i datëlindjes 1991, i rritur te të rinjtë e Inter ku dhe ka fituar 2 kampionate, kaloi një sezon fantastik me Sienën (12 gola në 30 ndehsje) duke u thirrur edhe nga trajneri i Kombëtares, Cesare Prandelli për Euro 2012.

Kartoni i lojtarit i përket Genoas dhe duket se Juventus ka gjetur akordin me presidentin Enrico Preziosi por më parël duhet të mposhtë edhe konkurrencën e Inter, e cila interesohet prej kohësh për produktin e saj.

Javët në vijim do të jenë vendimtare për të ardhmen e Mattia Destro: do shkoj në Torino apo në Milano?.../albeu.com/
Shtuar më 24/05/2012, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori