Vetëm 50 vjeç, COVID-19 i merr jetën mamisë në Elbasan
Juve, si u shpenzuan 208 milionë në 3 vjet
Juventusi ka shpenzuar 208 milionë euro në tri vitet e fundit, në merkatot verore dhe ato dimërore. Një shifër e lartë, që Drejtori Sportiv Giuseppe Marrota ka pasur në dorë, për të ndërtuar Juventusin e epokës "Andrea Agnelli". Goditje të gjetura mirë, si ajo e Arturo Vidal, vlera e të cilit tanimë është trefishuar, ose të Paul Pogba, talent i blerë vetëm për 1 milionë euro dhe ardhja me parametra zero nga Milan e mesfushorit Andrea Pirlo.

Por në këtë periudhë kohore ka pasur edhe hapa falsë. Si ajo e Martinez, që te Catania ishte fenomen dhe te bardhezinjtë nuk arriti të bënte asgjë, ose të Elias, i cilësuar si kampion, por që nuk arriti asnjëherë që të përshtatej me modulet e Antonio Contes. Duhen shtuar këtu edhe 5 milionët e përdorur për Motta-n, që më pas u dha në formë huazimi, ose të Padoin, që nuk është se i ka justifikuar shpenzimet.

Edhe pse gabimet janë njerëzore, duhet pasur kujdes që të mos shpenzohet kaq shumë në lojtarë të përgjithshëm, por të bëhet një blerje e një kampioni të vërtetë. /albeu.com/



Shtuar më 01/02/2013, ora 17:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori