Juve, të gjithë në Londër
Juventus pret me padurim të rikthehet protagonist në arenën e kampionëve të Europës, në Champions League, pas një periudhe relativisht të gjatë mungese me synime dhe objektiva tashmë të fiksuara.

Ashtu siç bën të ditur "Corriere dello Sport", janë shitur të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët bardhezinj të cilët dëshirojnë të jenë prezent në transfertën e "Stamford Bridge", kundër Chelsea.

Agjencia që është marrë më shitjen e biletave është gjendur e papërgatitur nga ky tërë fluks i madh për të parë takimin mes Chelseat dhe Juventus, e programuar të luhet të mërkurën e datës 19 shtator. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2012, ora 17:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori