Juve tenton goditjen Villa
Sezoni i ri në Serie A, deri në këto momente për Juventusin, ka nxjerrë në pah vetëm një defekt, mungesën e një sulmuesi goleador. Klubi bardhezi prej kohësh është vendosur në gjurmët e një futbollisti të tillë dhe lajmet më të fundit vijnë nga Spanja, ku sipas të gazetës "El Mundo Depertivo", David Villa është objektivi kryesor i kampiones në fuqi të Serie A.

E përditshmja katalanase shkruan se agjenti i sulmuesit të Barcelonës, Beppe Bozzo, ka kontaktuar me agjensinë Vos, e cila përfaqëson 30-vjeçarin.

Kjo nuk është hera e parë që Juventus interesohet për kartonin e Villa, pasi dhe në merkaton e veres, shoqëria italinane është përpjekur të trasferojë në Torino spanjollin, pas refuzimeve nga lojtarë të tjerë si Van Persie, Llorente, Dzeko dhe Higuain, ku në fund "Zonja e Vjetër" duhej të kënaqej vetëm me huazimin e Nicklas Bendtner nga Arsenal.

Megjithatë duket se skuadra e Antonio Contes, nuk heq dorë kollaj, edhe pse për momentin oferta zyrtare mungon, sepse fillimisht duhet bindur sulmuesi për të pranuar trasferimin në Itali por janë disa rrugë që të cojnë në finalizimin e këtij operacioni.

David Villa, që kur është rikuperuar nga operacioni që e la jashtë fushës së lojës afërsisht 9 muaj, nuk po gjen hapësirën e dëshiruar në formacionin e Tito Vilanovas.

Gjithsesi, gjithcka mbetet për t’u parë në merkaton e janarit ku duket se Juventus do të jetë një ndër klubet më aktivë. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2012, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori