Juve "tris" Cesenas (VIDEO)
Katër ndeshje, katër fitore. Kjo është rrjedha e deritanishme e Juventusit në Serie A. Cesena ishte viktima e radhës e kampionit italian që pësoi me rezultat 3-0.
Goli i parë në ndeshje u shënua nga penaltia, ndërsa Arturo Vidal ishte ekzekutues (18’).

Arturo Vidalit iu dha shumë hapësirë nga mbrojtja mysafirë në pjesën e dytë dhe ai e dërgoi topin në rrjet nga largësia (64’).

Stephan Lichtsteiner ishte realizues i golit të tretë (85’), për shënimin e të cilit i ndihmoi Padoin me dhurimin e asistit.

Juventusi numëron 12 pikë pas katër javësh dhe gjendet në krye të Kampionatit italian.

Pikë të barabarta me Bianconerët ka edhe Roma që me rezultat 2-1 fitoi si mysafir i Parmas.

Adem Ljajic (27’) dhe Miralem Pjanic (88’) shënuan për Giallorossët, kurse Paolo De Ceglie (56’) shënoi golin e ekipit vendas.

Nga ndeshjet tjera, veçojmë fitoren e Interit (2-0) kundër Atalantas me golat e Pablo Osvaldo (40’) dhe Hernanes (87’).
Shtuar më 24/09/2014, ora 22:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori