Juve-Verona, formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

Juventus-Verona, ora 21:00
Pas Milanit dhe Lazios sot i vjen rradha Juventusit të tentojë kualifikimin për në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë. Sot në "Juventus Stadium" kampionët e Italisë do të kenë përballë Hellas Veronan me Allegrin që pritet të lerë jashtë formacionit shumë titullarë.

Storari, Ogbonna, Mattiello, Padoin, Pereyra, Giovinco dhe Morata priten të jenë në formacion ndërsa nhuk janë grumbulluar fare Coman, Pirlo apo Tevez.

Ndeshja starton në ora 21:00 dhe fituesi i këtij çifti do të ndeshet në çerekfinale me Parmën e Andi Lilës. /albeu.com/

Shtuar më 15/01/2015, ora 12:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori