Juven e zë "haku" i Sassuolos, ylli i skuadrës mungon një muaj
Juventus fitoi 7-0 ndaj Sassuolos por ky triumf nuk erdhi pa kosto. Mësohet se pas dëmtimit të pësuar gjatë ndeshjes, Blaise Matuidi mund të mungojë deri në një muaj.

Francezi u largua para kohe nga ndeshja, por duket se kontrollet i kanë dalë negative duke bërë që të kërkojë kohë të rekuperohet.

Ndeshjet që ai do të mungohë janë ajo e Champions League ndaj Tottenhamit si edhe në Seria A ndaj Torinos, Atalantas dhe Lazios. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2018, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori