"Juventini" Rama: 4 gola të Barçës, janë si katër mandate për Lulin ( FOTO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vijon të jetë shumë aktiv në lidhje me ndeshjen e sotme të Juventusit ndaj Barcelonës. Ai ka postuar një fotomontazh duke ironizuar Kreshnik Spahiun.

"Bayernin e zuri haku ynë, gjermanët duhet të bllokonin stadiumin por nuk na dëgjuan", ishte komenti në montazh.

Ndërkohë që komentues të shumtë e kanë pyetur Ramën për Juventusin që luan sfidën e kthimit ndaj Barcelonës. Ai ka thënë se "Shanset e Barcelonës sonte për të shënuar 4 gola, janë sa Luli mund të marrë 4 mandate", duke ironizuar në këtë mënyrë kreun e opozitës Lulëzim Basha. /albeu.com/

Shtuar më 19/04/2017, ora 13:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori