Juventus - Chievo, goli dhe momentet kryesore te ndeshjes (VIDEO)
Albeu.com
Juventus ka filluar me fitore sezonin e ri në Serie A, duke bërë një paraqitje solide për të mposhtur me rezultat minimal 1-0 në Olimpico ekipin e Chievos. Biankonerët kaluan në epërsi pas vetëm 11 minutash lojë, kur një harkim i ... përkryer i Diegos gjeti kokën e Vincenco Iaquntas, i cili dërgoi topin në këndin e sipërm të majtë të portierit mysafir Stefano Sorrentino.

Për Chievon deri në minutën e 70-të u aktivizua edhe sulmuesi shqiptar Erjon Bogdani, i cili megjithatë nuk arriti të ndihmojë ekipin për ndonjë rezultat më pozitiv.

Me rezultat minimal ka fituar edhe Lazio në fushë të vet ndaj Atalantas. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi sulmuesi italian Tomasso Rocchi pas 22 minutash lojë.


Shtuar më 24/08/2009, ora 16:49
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori