Nuk është e para në rënditje por kjo për shkak të anullimit të dy ndeshjeve.
Juventus pret të rikthehet në fushë për të rimarrë kreun e Serisë A dhe me Conte në krye është shndërruar në diçka normale.
Duke parë rezultatet e
klubit në këtë sezon, drejtuesit e
klubit po planifikojnë edhe goditjet për merkaton e ardhshme duke parë që mundësia për të marrë pjesë në
Champions League është shumë e madhe.
Sipas "Tuttosport",
Juventus ka bërë gati 120 milionë euro për të shpenzuar në mënyrë që të sjellë në ekip tre
emra të mëdhenjë që do e ndihmonin të arrinte majat në Ligën e
Kampioneve.
Gonzalo Higuain, Ezequiel Lavezzi dhe Luis Nani, janë emrat e tre kampionëve që pretendohen të sillen gjatë merkatos së verës në Torino. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2012,
ora 09:51