Juventus 80 milion euro për mesfushën, synon njërin mes Iscos dhe Pogbasë
Për juventusin gjithcka po shkon mjaft mirë. Vëndi parë në kampionatin Italian dhe kualifikimi ne Champios e bëjnë një fazë të shkëlqyer për bardhezinjtë, shkruan Albeu.com.

Edhe pse deri më tani rezultatet nuk kanë munguar për Juventusin, bardhezinjtë pas kualifikimit në Champios, kanë përfituar mbi 80 milionë euro dhe këto para do të përdoren për të përforcuar skuadrën.

Kampionët e Italisë po synojnë njërin mes Pogba dhe Iscos. Të dy këta futbollistë kanë pasur problem në klubet respektive dhe Juventusi po monitoron situatën e tyre.

Për të bindur Manchester United, që pas një periudhe 2-jeçare vuajtjesh me francezin, pa suksese me peshë, ta lejojë Pogba të kthehet në shtëpi. Ose, të shfrytëzojë pakënaqësinë e një tjetër ylli, si Isco te Real Madridi. /albeu.com/


Shtuar më 12/12/2018, ora 13:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori