Juventusi ka marrë një fitore të rëndësishme sonte ndaj
Bolognas në "Allianz Arena" me rezultatin e përgjithshëm 3-1, ndeshje e vlefshme për javën e 36 të Serie A.
Miqtë shokon vendasit me golin e Simone Verdit të shënuar në minutën e 30'-të të pjesës së parë.
Por
Juventusi futet në pjesën e dytë me një fryme tjetër, ku De Maio i Bolognës shënoi në portën e tij, e më pas Sami Khedira pas më shumë se një lojë orë dhe Paulo Dybala vetëm pesë minuta më pas bën që Juventus ta kalojë në
epërsi prej 3-1.
Me dy ndeshje të mbetura për Juventusin deri në përmbyllje të kampionatit italian dhe një
epërsi prej shtatë pikëve ndaj Napolit, i cili do t’i ketë tri ndeshje deri në fund, “Zonja e Vjetër” është shumë pranë triumfit të shtatë më radhë në Serie A, ndërsa Bologna në vendin e 12 me 39 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2018,
ora 22:40