Juventus-Aguero takohen agjentët
Drejtori sportiv i Juventusit, Beppe Marotta ka thënë se gjërat për të transferuar Agueron janë duke shkuar shumë mirë dhe të dyja palët janë takuar me njëra-tjetrën dhe gjithçka do të vendoset në ditët në vazhdim.

"Ai është një lojtar i talentuar, i ri por me një eksperiencë të madhe. Synimi ynë është që të transferojmë atë dhe çdo gjë po shkon në rrugë të mbarë", tha Marotta për La Gazzetta dello Sport.

Aguero kërkohet edhe nga disa ekipe të tjera të njohura si: Interi,Real Madrid dhe Chelsea. /albeu.com/
Shtuar më 26/06/2011, ora 11:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori