Juventus arrin marrëveshje me De Ligt, nesër testet mjekësore
Teleovela ka marrë fund. De Ligt zyrtarisht është lojtar i Juventusit.

Sipas "Gazzetta dello Sport", marrëveshja mes dy klubeve dhe lojtarit u mbyll në mëngjes pas një pune të gjatë që vazhdoi gjatë natës.

De Ligt mund të mbërrijë në Torino sonte (më së shumti nesër në mëngjes) për ekzaminime mjekësore dhe formalitetet e fundit. Tarifa totale e paguar për Ajax do të jetë rreth 70 milionë euro plus bonuset.

Kontrata me Bianconerin do të përfshijë një klauzolë lirimi prej 150 milionë eurosh.
Shtuar më 14/07/2019, ora 12:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori