Juventus barazon me Zenitin
Pëlqej
Albeu.com
Ashtu siç pritej, skuadra e Juventusit ka arritur të nxjerrë një pikë në Petrovsky Stadium kundër skuadrës së Zenit St Petersburgut për të ruajtur pozitën e parë në Grupin H.
Edhe pse ishte njoftuar se Zonja e Vjetër do të udhëtonte me skuadër të përgjysmuar në Rusi, kështu nuk ndodhi, pasi që Ranieri kishte preferuar që t’i merrte edhe lojtarët më të mirë me vete, edhe pse ata nuk zhvilluan lojë të plotë.

Ky takim ishte shumë i rëndësishëm për Zenitin për të mbajtur gjallë shpresat për ndonjë kualifikim eventual në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, mirëpo siç duket kjo skuadër nuk është e ndërtuar për garën më prestigjioze evropiane, porse e ka vendin në Kupën UEFA, ku është edhe kampion aktual.

Sido që të jetë ende ekzistojnë shpresat teorike për Zenitin, nëse Reali dështon sonte të fitojë dhe nëse Zeniti i mposht kampionët spanjollë në Santiago Bernabeu.

Me këtë barazim Juventus ruan kreun e tabelës me 11 pikë, ndërsa i duhet vetëm edhe një pikë për ta përfunduar matematikisht fazën e grupeve në vendin e parë të Grupit H.
Shtuar më 26/11/2008, ora 03:28
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori