Juventus barazon por kualifikohet (VIDEO)
Ka përfunduar pa gola 0-0 ndeshja e sotme çerekfinale e Ligës së Kampionëve mes Monacos dhe Juventusit ezhvilluar në stadiumin Stade Louis II, por falë avantazhit të takimit të parë, Juventusi është kualifikuar në gjysmëfinalen e Champions.

Në ndeshjen e parë, Juventus ka triumfuar me rezultat minimal prej 1:0.

Në pjesën e parë vlen të theksohen vetëm dy raste, nga një për secilin ekip ndërsa pjesa e dytë ishte disi më e vakët me aksione por mund të thuhet që pjesa më e madhe e takimit u dominua nga Monaco.

Skuadrat e kualifikuara për në gjysmëfinale janë Bayern Munich, Barcelona, Juventus dhe Real Madrid. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2015, ora 22:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori