Juventus-Barcelona në "luftë" për talentin e Ajax-it
Juventi dhe Barcelona janë të gatshëm të sfidohen jo vetëm në fushë (nesër përplasen në Champions League në "Allianz Stadium"), por edhe në merkaton e lojtarëve. Sikurse raporton gazeta spanjolle "El Mundo Deportivo", bardhezinjtë dhe "blaugranat" synojnë një njëjtin objektiv, mesfushorin e talentuar të Ajaxit të Amsterdamit, Ryan Gravenberch, i konsideruar si trashëgimtarari i Paul Pogbasë. Talenti i ri holandez ka një rol kyç në taktikën e trajnerit të "harkëtarëve" Ten Hag, aq sa është bërë i domosdoshëm në skuadër.

Pasi spikati sezonin e kaluar në radhët e Ajaxit, futbollisti i ditëlindjes 2002, përfundoi në "radarët" e Romës, por vendosi të zgjaste kontratën me ekipin më të titulluar në Holandë.

Gravenberch, i cili ka një fizik për t’u admiruar (190 cm dhe 83 kg), ka pak a shumë vlerën e amerikanit Sergino Dest (20-25 milionë euro), i cili iu bashkua "blaugrana" nga Ajaxi në tetor. Menaxheri i tij është Mino Raiola, i njëjti që mbikëqyri kalimin e një holandezi tjetër tek Juvja: De Ligt.
Shtuar më 27/10/2020, ora 13:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori