Juventus-Bayern, Lipi beson në një përmbysje
Edhe pse mundësitë janë shumë të pakta, ish-tekniku i skuadrës së Juventusit Marcelo Lipi shprehet optimist për një përmbysje të rezultatit në sfidën që skuadra bardhëezi ka ndaj Bayernit.


“Unë nuk jam anti-gjerman. Në përballjet me Gjermaninë apo skuadrat gjermane më ka shkuar mirë. Më Juventusin tim kujtoj fitore të ndryshme ndaj Dortmundit si dhe humbjen në finale e Champions League-ës. Kam parë një Bayern të madh, të ekulibruar dhe të kompletuar. Për mua kjo nuk është aspak gjë e re, ata kanë potencial të madh në Champions, ashtu si Reali i Madridit dhe Barcelona. Rezultati 2-0 është i vështirë për tu përmbysur, por duhen parë disa faktorë. Nëse Juventusi shënon një gol të shpejtë, ndeshja mund të marrë një tjetër rrjedh. Nëse japin maksimumin mund ta përmbysin rezultatin”- u shpreh Marçelo Lippi. Ndeshja e parë mes Juventusit dhe Bajernit përfundoi 2-0 në favor të gjermanëve. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2013, ora 15:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori