Juventus bën një tjetër super blerje në merkato
Pas Dani Alves, Juventus bën gati edhe një tjetër goditje në merkto. Bëhet fjalë për yllin e Romës, Miralem Pjanic.

Vendimtare ka qenë takimi i zhvilluar mbrëmë mes Pjanic dhe drejtuesve të Romës, teksa mendohet se është arritur një marrëveshje, dhe mbeten vetëm disa detaje të vogla për t'u zgjidhur.

Shifra e transferimit mendohet se shifra e transferimit shkon nga 30-35 milionë euro, por nuk përjashtohet as mundësia që të paguhet klauzola e plotë që arrin 38 milionë euro. Nga ana tjetër akordi me lojtarin është arritur prej kohësh, teksa boshnjaku do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare. /albeu.com/

Shtuar më 09/06/2016, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori