Juventus çmendet pas sulmuesit anglez, ofron 250 milionë euro për të
Pëlqej
Lajmin e konfirmojnë mediat spanjolle. “Don Balon” lëshon bombën dhe ndez supersfidën mes Juventusit dhe Tottenhamit.

Siç shkruan gazeta spanjolle, bardhezinjtë po mendojnë seriozisht të afrojnë sulmuesin anglez Harry Kane në merkaton e verës.

Oferta është e çmendur dhe shkon deri në 250 milionë euro. “Zonja” nuk vuan aspak nga aspekti ekonomik dhe, për këtë fakt, kërkon të sfidojë ekipet e mëdha në luftën për sulmuesin.

Me shumë mundësi, paratë do të vijnë edhe nga shitja e Paulo Dybalas që po kërkohet nga Real Madrid dhe Barcelona. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2018, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori