Juventus dhe Bayern në garë për yllin italian (VIDEO)
Federico Chiesa është një nga më të kërkuarit në merkato. Kur kanë mbetur edhe më shumë se 1 muaj nga hapja e merkatos Juventusi dhe Bayern Munich duket se e kanë filluar që tani merkaton, shkruan Albeu.com.

Është ylli i Fiorentinës Federico Chiesa për të cilin sipas "Tuttosport" Bayern dhe Juventus kanë shfaqur mjaft interes kohet e fundit.

Bavarezët e kanë bërë tashmë një ofertë të parë zyrtare, duke u përpjekur të fitojë kohë. Chiesa do të preferonte të qëndronte në Itali, ku Juventusi mbetet favoriti më i madh për blerjen e tij, duke shmangur kështu një lëvizje jashtë vendit. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2019, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori