Juventus është gati të ofrojë 40 milion euro për talentin e Romës
Juventus është gati të paguajë 40 milionë Euro për mesfushorin e Romës Nicolò Zaniolo. 19-vjeçari iu bashkua klubit kryeqytetas si formë barazpeshimi pas kalimit të Naingolan tek inter.

Zaniolo ka luajtur deri tani 13 ndeshje duke shënuar tre gola, dhe mediat italiane i mëshojnë faktit që Juve është bindur mjaftueshëm prej tij duke u bërë gati të bëjë ofertën në përfundim të këtij sezoni.

Oferta formale do të jetë fillimisht 40 milionë euro menjëherë sapo të hapet merkato e verës.

Roma do ta mbajë talentin e ri dhe për këtë do ti ofrojnë dyfishimin e pagës aktuale prej 700 mijë eurosh në sezon.

Shtuar më 08/02/2019, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori