Juventus favorit për yllin Lyon-it
Mediat angleze shkruajnë se Juventusi udhëheq garën për të siguruar shërbimet e Tanguy Ndombele nga Lyon.

Mesfushori 22-vjecar ndiqet edhe nga shumë ekipe të tjera si Manchester City apo Real Madrid, por sipas shtypit anglez, italianët për momentin janë përpara me negociatat dhe pritet t’i ofrojnë Lyonit 70 milionë euro për kartonin e tij.

Ndombele u transferua te Lyon në vitin 2017 nga Amiens në formë huazimi ndërkohë që një vit më vonë, klubi ushtroi të drejtën e blerjes së kartonit të tij.

22-vjecari ka një kontratë që përfundon në vitin 2023.

Shtuar më 20/04/2019, ora 12:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori