Juventus fiksohet pas pasardhësit të Neymarit
Emër i ri për sulmin e Juventusit. Me hapjen e merkatos së janarit, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” do të synojnë të arrijnë te talenti i Ajax, David Neres.

20-vjeçari karahasohet shumë me yllin e Paris Saint- Germanin, Neymar dhe bardhezinjtë nuk duan ta humbasin brazilianin, i cili po shfaq potencialin e tij me fanellën e harkëtarëve.

Gjithsesi për italianët nuk do të jetë e lehtë të arrijnë te futbollisti pasi konkurrenca për kartonin e tij është e fortë pasi edhe ekipe të tjera kanë shfaqur interes për sulmuesin./albeu.com/
Shtuar më 26/12/2017, ora 15:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori