Juventus fillon negociatat për rikthimin e Moratas
Chelsea është i hapur për një largim të Alvaro Moratan. Sipas Tuttosport Chelsea madje ka nxjerrë detaje duke këmbëngulur se 25 vjeçari do të mund të kthehej te Juventusit.

Forma e rikthimit do të jetë për një formë huazimi prej 17 milionë eurosh me 45.3 milionë që do të mund të shtoheshin në mënyrë opsionale në fund të sezonit. Kjo do të ishte shumë afër shumës që Blutë e kanë paguar prej 66 milionë eurosh për transferimin e tij nga Real Madridi.

Në fund të sezonit do të vendoset e ardhmja përfundimtare e numrit 9të Chelseat. /albeu.com/
Shtuar më 12/05/2018, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori