Juventus fitues i derbit (VIDEO)
Albeu.com
Ndeshja ndërmjet Romës dhe Juventusit, e zhvilluar në Stadio Olimpico të kryeqytetit italian, ka përfunduar me fitoren e mysafirëve me rezultat 3-1. Goli i parë në ndeshje erdhi pas një gabimi të Casettit, të cilin e shfrytëzoi ...... Diego, i cili kaloi Juventusin në epërsi (25’).

Dhjetë minuta më pas (35’), nga një distancë afro 27 metërshe, Daniele De Rossi e zuri në befasi portierin Buffon për ta barazuar rezultatin.

Ishte sërish lojtari i ndeshjes, braziliani Diego, që shënoi edhe golin e dytë për Juventusin (68’), pas një asisti të bukur nga Iaquinta.

Rezultatin përfundimtar të takimit e vendosi mesfushori tjetër, Felipe Melo, në minutat shtesë të përballjes.

Ja golat dhe momentete kryesore te ndeshjes:

Shtuar më 31/08/2009, ora 10:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori