Juventus, gati rroga faranoike për Falcaon
Vjen një lajm i ri i bujshëm për Juventusin dhe për merkaton e ardhshme të verës: në rast largimi të Paul Pogba, ëndrra do të jetë Radamel Falcao. Lajmi jepet nga Mediaset që thekson se bardhezinjtë janë të gatshëm ta bëjnë kolumbianin futbollistin më të paguar në Serie A dhe jo vetëm.

12 milionë euro në sezon, por që mund të zbresë edhe në 8 milionë, ndërsa për kartonin e tij mendohet të paguhen 40 milionë euro.

Radamel Falcao është në huazim te Manchester United nga Monaco, por forma e tij në "Old Trafford" është shumë larg asaj që pritej për shkak edhe të dëmtimeve. Juventus ka kohë që interesohet për shërbimet e tij. /albeu.com/

Shtuar më 13/01/2015, ora 13:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori