Juventus gati të bëjë çmendurinë për talentin e Benfica-s
Talenti i Benficas Joao Felix është kryefjala e skuadrava më të mëdha të europës për të nënshkruar në gjatë afatit kalimtar të verës, shkruan Albeu.com

Sipas Sky Italia, drejtuesit e Juventus janë takuar me Luis Filipe Vieira, presidentin e Benfica-s, dhe agjentin Jorge Mendes për të diskutuar blerjen e 19-vjeçarit Joao Felix.
Talenti deri më tani ka luajtur si sulmues e dytë në farmocionin e Benficas dhe shihet si lojtari ideal ne raast largimi të Paolo Dybala.

Felix ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar 5 assist, shifra mjaft të mira për një 19-vjeçar.

Zonja e Vjetër është gati të paguaj 120 mln euro për talentin portugez, dhe shitja e Dybala në verë do ti mundësonte financa të mjaftueshme. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2019, ora 22:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori