Juventus gati të shesë 6 lojtarë, mes tyre bën pjesë dhe Emre Can
Klubi I Juventusit para mbylljes së merkatos verore ka nevoj të shesë gjashtë futbollistë. Tekniku Maurizio Sarri ka pranuar se do të mbeten jashtë skuadrës për Ligën e Kampionëve gjashtë lojtarët nëse nuk shiten.

Kjo ka qenë dhe arsyja pse drejtuesit e Juventus kanë zgjedhur të analizojnë ofertat e ardhura në klub për largimin e disa lojtarëve.

Por ajo që ka bërë më shumë përshtypje është se Juventus mund të largoj nga klubi dhe mesfushorin gjerman të preferuarin e Massimiliano Allegrit, Emre Can.

Mesfushori duket se nuk konsiderohet i lojtarë i rëndësishëm dhe pse ai ka fituar zemrat e të gjithë tifozëve të Juventus. Can nga klubi italian vlersohet me shifrën 30 milionë euro.
Shtuar më 23/08/2019, ora 19:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori