Juventus gjen pasuesin e Buffonit për portën
Edhe pse e gjithë vëmendja është e përqendruar te finalja e Championsit, bardhezsinjtë janë mjaft aktiv dhe në merkato. "Zonja e Vjetër"është pranë goditjes së parë në merkato. Klubi bardhezi ka vendosur të blejë portierin e Arsenalit, Wojciech Szczesny, madje mësohet se mes palëve është gjetur edhe akordi.

Zonja e Vjeter” do të derdhë në arkat e “topçinjve” 16 milionë Euro, ndërsa 27-vjeçari do të firmosë kontratë 5-vjeçare, ku do të përfitojë 4 milionë Euro në sezon.

Ofertë e kënaqshme kjo e Juventusit, me agjentin e polakut që ka ndërprerë çdo tratativë me klubet e tjera të interesuar për të. /albeu.com/

Shtuar më 03/06/2017, ora 11:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori