Juventus "gjuan" te Barcelona
Sulmi i Juventus u përforcua akoma më shumë gjatë merkatos së janarit me ardhjen në formë huazimi të Pablo Osvaldos nga Southampton. Por bardhzinjtë vazhdojnë të shikojnë për sulmuesë të rinj. Largimet e mundshme të Quagliarellas, Vuçiniç dhe Giovincos po shtyjnë drejtuesit e kampionlëve të Italisë të hedhin sytë për sulmues të ri.

Mes objektivave të "Zonjës së Vjetër" është edhe Alexis Sanchez, sulmuesi kilen i Barcelonës, shkruan portali spanjoll "fichajes.net". Blaugranat nuk kanë ndermend të heqin dorë nga numri 9 i tyre, por mund të ndryshojnë mendje vetëm nëse Juventus sjell një ofertë bindëse.

Pra, gjithçka është në duart e Juventus.../albeu.com/
Shtuar më 17/02/2014, ora 12:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori