Juventus: Guarin nëse ikën Vidal
Pëlqej
Juventus nuk pret më: sot, ose maksimumi nesër, është dita e fundit për Manchester United që të sjellë ofertën finale për Arturo Vidal. Në Angli flasin për 60 milionë euro kesh, ndësa në Kili për 40 milionë plus Javier Hernandez, por Giuseppe Marotta nuk ka marrë ende një faks ose e-mail zyrtar.

Drejtori i Përgjithshëm i kampionëve të Italisë po mendon që tani për zëvëndësuesin e kilainit: bëhet fjalë për interistin Fredy Guarin, për të cilin orët e fundit është futur në garë edhe Tottenham, shkruan"Corriere dello Sport".

Për momentin nuk ka futbollistë të nivelit të Vidal në merkato, që vlejnë më pak se 20 milionë, ndërsa Max Allegri po përgatit sezonin e ri pa Arturo Vidal që është jashtë për shkak të një dëmtimi. /albeu.com/

Shtuar më 14/08/2014, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori