Juventus i bën me dije PSG se Dybala nuk është në shitje
Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta, ia ka bërë të qartë PSG se Paulo Dybala nuk do të lëvizë nga “Allianz Stadium”.

Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, Marotta tha se synimi i Juves sezonin e ardhshëm është Champions League dhe për të arritur në nivelin e Real Madridit, që e konsideron klubin më të mirë në botë, duhet t’i mbajnë lojtarët premtues si Dybala dhe Bernardeschi.

“Viteve të fundit kemi qenë shumë afër triumfit në Champions, është dëshirë e klubit, lojtarëve, trajnerit e tifozëve, por është shumë e vështirë. Championi është objektivi numër një për sezonin e ardhshëm”, tha Marotta.

“Për të konfirmuar se duam të konkurrojmë me klubet më të mira, shembull Real Madridin, që momentalisht është klubi më i mirë në botë dhe mund ta fitojë sërish Championsin, duhet t’i mbajmë në skuadër më të mirët dhe të investojmë për të ardhmen dhe e ardhmja janë Paulo Dybala e Bernardeschi, që ende nuk kanë kapur moshën 26 vjeçare kështu që ata do të qëndrojnë këtu”, deklaroi Marotta. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2018, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori